Me 60 vota “kundër” dhe 40 vota “për”, deputetët në Kuvend nuk e votuan propozimin e deputetin e VMRO-DPMNE, Ilija Dimovski, të largohet nga rendi i ditës Ligji për përdorimin e gjuhëve. Pas pauzës njëorëshe që e kërkoi deputetit Antonio Milloshoski, e cila do të zgjasë deri në ora 13, do të vazhdojë seanca e 15, në të cilën si pikë e dytë e rendit të ditës do të jetë leximi i parë i Ligjit.
“Bëj thirrje, jo në vendime partiake, jo politike, por për vendime të ndërgjegjes personale, sepse ky ligj mund të sjell pasoja të dëmshme për të gjithë ne. Për herë të fundit i bëj thirrje ndërgjegjes dhe përgjegjësisë individuale të secilit deputet. Nuk kemi ndërmend të ikim nga debati, mirëpo nuk duam vendime të imponuara. Ti dëgjojmë të gjithë ekspertët, dhe mandej, të vazhdojmë përmes një debati normal, të shëndoshë, të arrijmë deri te vendimi”, kërkoi deputeti Dimovski.
Sipas Dimovskit, miratimi i shpejtë i ligjit, do ta thellojë mosbesimin në drejtësinë e vendimeve dhe do t’i bëjë jofunksionale institucionet në shtet, ndërsa sipas bahkëpartiakut të tij Milloshoski, ligji shpien drejt dygjuhësisë së plotë dhe federalizimit, do ta zmadhojë mosbesimin mes Maqedonasve dhe Shqiptarëve, dhe do të sjell edhe deri te diskriminimi i bashkësive më të vogla etnike.
Sot, Poropozim ligji për përdorimin e gjuhëve u mbështet nga Komisioni kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, ndërsa javën e kaluar edhe nga Komisioni për çështje evropiane.
Monika Taleska