Gjykata e rrënuar e Maqedonisë do të reformohet nga profesorë, kryetarë të gjyqeve, gjykatëse maqedonase nga gjyqe ndërkombëtare, por jo edhe prokurorë.
Sipas faksimilit të dokumentit të botuar nga portali sdk.mk, i cili është i nënshkruar nga Ministri i Drejtësisë Bylent Salihi të hënën më 17 korrik, por për momentin nuk është i publikuar në ueb faqen e Ministrisë, në Këshillin e posaformuar të sektorit të drejtësisë që është pjesë e programit të Qeverisë “3-6-9”, dhe në krye të cilit do të jetë Ministri, do të marrin pjesë pesë anëtarë nga Ministria e Drejstësisë dhe 17 anëtarë të jashtëm.
Mes anëtarëve – profesorë janë Borçe Davitkovski, Ljubomir Frçkovski dhe Gordan Kallajxhiev nga Fakulteti i Drejtësisë “Justiniani i Parë”, Mirjana Najçevska nga Instituti për hulumtime sociologjike-politike dhe ligjore pranë UKIM, Besa Arifi nga Fakulteti i Drejtësisë pranë Universitetit të Evropës Juglindore dhe Mersim Maksuti nga Universiteti Shtetëror i Tetovës.
Nga gjykatësit në Këshillin pëpr reforma, do të marrin pjesë gjykatësi suprem Faik Arsllani, presidenti i Gjykatës së Apelacionit –Gostivar Shefajet Hajdari, presidenti i Gjykatës Administrative Burim Sejdini dhe Ilir Sulejmani, president i Gjykatës Themelore Shkup 2.
Nga Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë, anëtare do të jetë gjykatësja Natasha Gaber – Damjanovska nga gjykatat ndërkombëtare, Mirjana Llazarova –Trajkovska dhe Margarita Caca – Nikollovska, gjykatëse të gjyqit evropian për të drejtat dhe liritë e njeriut.
Anëtarë të Këshillit do të jenë edhe përfaqësues nga institucione tjera, si presidenti i Shoqatës së Gjykatësve Xhemail Saiti, Avokati i Popullit Ixhet Mexhiti, Avokati i Shtetit Naser Ajdari dhe Uranija Pirovska nga Komiteti i Helsinkit.
Në këshillin nuk ka anëtarë prokurorë, as nga Gjykata Themelore, as nga Prokuroria Speciale Publike.
Sipas dokumentit, në Këshillin mund të jenë të angazhuar edhe përfaqësues të huaj nga Delegacioni i BE, Ambasada e SHBA dhe tjerë.