Qeveria e re nuk guxon të ngjajë si ajo të cilën e drejtonte i dyshuari Gruevski. Nuk ka arsye që ish-kryeministri për çështje të ekonomisë të jetë kapitalist. Nuk ka fare nevojë për një resor të tillë, ministri për ekonomi duhet të jetë mjaft i mirë. Nuk ka nevojë as nga ministra pa resor. Nëse janë të mirë, le të jenë zëvendësa ose ekspertë në ministritë sipas ekspertizës së tyre. Nuk guxon të ketë resorë për lëpirjen e asfaltit nën thembrat e investitorëve!
Nuk ka nevojë nga ministra ose trupa për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Duam ministri për drejtësi që më në fund do të merret me të drejta dhe drejtësi. Duam qeveri që do t’i zbatojë pa kompromis Kushtetutën dhe ligjet, që do t’i respektojë maksimalisht të drejtat dhe liritë e njeriut, do të zbatojë zgjedhje të lira dhe do të garantojë drejtësi sociale, zhvillim dhe sundim të qëndrueshëm të drejtësisë. Nëse ndodh kjo, ja ku e keni Marrëveshjen e Ohrit të zbatuar!
Nuk duam qeveri të stërmadhe e cila punëson mijëra vida të panevojshme dhe të shtrenjta partiake, efikase për apetitet e partive, dhe joefikase për qytetaret dhe qytetarët. Nuk duam qeveri që do të mbajë baraspeshën mes nacional- shovinistëve, por qeveri e cila do ta mbajë kohezionin etnik, fetar dhe kulturor, që e krijoi rezistenca qytetare dhe LSDM. Qeveria duhet t’i mirëmbajë përfitimet nga revolucioni i padhunshëm, dhe jo t’i shkatërrojë me kompropmise dhe tregti!
Parlamenti tani po e pasqyron shoqërinë, të zmbrapsur dhe të shëmtuar. Mirëpo duhet të lartësohet mbi atë! Nuk na duhet ushtri partiake nga njerëz të paguar shtrenjtë në parlamentin, por shtëpi në të cilën do të sjellen ligje në pajtim me Kushtetutën dhe interesat e qytetareve dhe qytetarëve. Ndërsa, qeveria duhet të jetë supermoderne, çdo ditë dueht të shëndrisë me zgjidhje të reja për problemet e grumbulluara me dekada. Të kthen prapa çdo tendencë të prapambetur, me masa dhe zgjidhje super- përparimtare.
Më në fund, na duhet qeveri e cila do t’i japë hapësirë edhe individit, të zhvillohet jashtë dhe mbi kufijtë etno-fetare – ateistë, agnostikë, të vetumar, veganë, pankerë, rokerë, darkerë, melezë…T’i mbështesë martesat e përziera…T’i legalizojë bashkësitë me gjini të njëjtë…Duam qeveri moderne që do t’i ndjekë trendet progresive botërore. Qeveri kreative, dhe jo aparat për korrupsion të trurit! Kjo ishte Gruevski dhe mafiozët dhe fashistët e tij. Bëni nga ata histori të errët, dhe jo ardhmëri të padurueshme!
E publikuar në Plusinfo dhe Slloboden peçat (25/5/2017)