Promovimin publik të projektit “ Shoqëria pa kufij” dhe të “Kartës Qytetare”, CIVIL – Qendra për Liri e vazhdon në sheshin e qytetit në Kavadar, të mërkurën, më 17 maj, në ora 12, me info stendë, foto dhe video peticion, si dhe me nënshkrimin e mbështetjes për “Kartën Qytetare”.
Në evenimentin e hapur janë të ftuara edhe mediat, për të cilat përfaqësuesit e Civilit do t’i prezantojnë hollësisht të gjtiha aktivitetet që zbatohen si pjesë nga projekti “Shoqëria pa kufij”.
Në info stendën qytetaret dhe qytetarët do të kenë mundësinë të njihen me angazhimet e Civilit dhe me përmbajtjen e “Kartës Qytetare”, si dokument global për avancimin e të drejtave të njeriut dhe pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në procesin e vendimmarrjes.
Ekipi i Civilit do të jetë në dispozicion për të gjitha pyetjet e qytetareve dhe qytetarëve, por edhe për mediat lokale të pranishme në konferencën për shtyp.
Ekipi i Civilit do të ketë takime edhe me përfaqësues të shoqërisë qytetare në temat për drejtësi sociale dhe ekologji në nivel lokal, si dhe për mundësinë për mbështetje dhe kyçje në prezantimin e “Kartëls Qytetare” – dokumentit global për avancimin e të drejtave qytetare dhe pjesëmarrjes aktive në proceset vendimmarrëse.
Projekti n v“Shoqëria pa kufij”, Civili e zbaton në bashkëpunim me Fondaionin “Hajnrih Bell”, zyra në Sarajevë.