Kryetari Ivanov vazhdon me manipulimet dhe blerjen e kohës për të vazhduar, gjegjësisht për të thelluar krizën në Republikën e Maqedonisë. Në prononcimin e tij, ai bëri thirrje për një takim liderësh dhe shprehu qëndrimin se kushdo që ka shkelur Kushtetutën duhet të përballen me pasojat.
Ivanov e bëri këtë deklaratë në kohën kur kulmuan akte të dhunshme në dhe rreth Parlamentit, ku shumica parlamentare më në fund vendosi të dalë nga qorrsokaku politik, që më pas të jetë e sulmuar nga një turmë e organizuar e njerëzve të dhunshëm.
CIVIL – Qendra për Liri dënon në mënyrë më të ashpër dhunën, për të cilën fajtorë janë pikërisht Ivanov, si dhe të fuqishmit në partinë, interesat e së cilës ai i mbron, e të cilët janë të dyshuar për krime serioze në hetimet e PSP.
Nga një kryetar i shtetit pritet të dënojë dhunën dhe të bëjë thirrje për veprime urgjente dhe të vendosura nga organet e rendit dhe qetësisë, e jo të akuzojë në mënyrë indirekte të gjitha partitë politike.
Për shkak të shkeljes së vazhdueshme të Kushtetutës të Republikës së Maqedonisë dhe pengimit të hapur të proceseve politike për tejkalimin e krizës politike, për shkak të bllokimit jo kushtetues të punës së Kuvendit, për shkak uzurpimi të zyrës së Presidentit të Republikës së Maqedonisë, kërkojmë nga Gjorge Ivanov të japë dorëheqje, ndërsa nga institucionet kërkojmë të iniciojnë procedurë urgjente për përcaktimin e përgjegjësisë së tij para ligjeve.