Filloi takimi i shefes së diplomacisë Evropiane, Federika Mogerini me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare në Maqedoni.
Para se të paralajmërohet bashkëbiseduesi i parë, Presidenti i CIVIL –Qendrës për Liri, Xhabir Deralla, Mogerini iu drejtua shkurt të pranishmëve.
“Ardhja ime këtu fillon me këtë takim, për arsye se dëshiroj të ju dëgjoj, duke e marrë parasysh se kaloni nëpër kohë të vështira të cilat janë vitale për ju”, tha Mogerini.
Në takimin e Mogerini, përveç Derallës, i cili do të flet për lirinë e shprehjes, mediat dhe zgjedhjet, adresim do të kenë edhe Uranija Pirovska nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut, Fani Karanfillova Panovska nga Fondacioni Instituti Shoqëria e Hapur Maqedoni dhe Ana Çolloviq Leshoska nga Eko svest.
Mogerini në ora 15 do të takohet me kryetarët e partive politike në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, në ora 16 do të takohet me Presidentin Gjorgje Ivanov, ndërsa në ora 16:45 në selinë e BE në Shkup, do të jep deklaratë për mediat.