“Për momentin është rëndë të jepet vlerësim relevant për procesin zgjedhor. Mirëpo, një gjë është e saktë, këto zgjedhje nuk ishin të lira dhe demokratike”, vlerësoi d-r Aleksandar Novakoski, ekspert i CIVIL –Qendrës për Liri, në promovimin e sotëm të publikimt, kushtuar tërë procesit zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, to cilat duhej të sjellin dalje nga kriza politike në Maqedoni.
Eksperti d-r Novakoski, duke u nisur edhe nga empirizmi i tij në rolin e presidentit të mëparshëm të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, iu referua përgjegjësisë, në veçanti të partive politike, të cilat e lidhën marrëveshjen për krijimin e kushteve për zgjedhje të drejta dhe demokratike.
“Partitë politike u pajtuan për zgjedhje të metodologjisë në Listën e Votuesve, i zgjodhën “delegatët” në komisionet zgjedhore, në Komisionin Shtetëror Zgjedhor. Dhe jo rastësisht them – delegatë, sepse ata vepronin vetëm sipas drejtimeve të pranuara nga shtabet zgjedhore. Duke pasur parasysh faktin, që sipas metodologjisë zgjedhore, siç tregova që në fillim, edhe para zgjedhjeve, edhe në një debat të Civilit, mund të ndodhë që votuesit të mos jenë të evidentuar në Listëne e Votuesve. Në fakt, kësaj radhe kjo ndodhi! Dhe kjo është lëndim i formës më të rëndë të së drejtës votuese, nga cili do tjetër lëndim”, tha d-r Novakoski.
Ai vlerësoi se partitë politike me Qeveri teknike për zbatimin e zgjedhjeve, për herë të parë krijuan kushte të caktuara.
“Kishim ditë të qetë zgjedhore, por pas ditës së zgjedhjeve tejkaluan të gjitha afatet e mundshme rreth shpalljes së rezultateve, rreth vendosjes për ankesat dhe nëse kjo praktikë e cila u vendos për disa ankesa, vazhdon edhe në të ardhmen, ne edhe në proceset e ardhshme zgjedhore, në afatet në pajtim me Kodin Zgjedhor, nuk do të kemi shpallje të rezultateve përfundimtare”, përfundoi d-r Novakoski.
“Ka kohë që kemi vlerësim në pajtim me standardet për zgjedhje të verifikuara sipas standardeve Evropiane. Mirëpo, na pret shumë punë që të arrijmë deri te një vlerësim i caktuar – qe qytetarët lirshëm e kanë shprehur vullnetin e tyre, se çelësi është përsëri te shteti dhe te institucionet e pavarura. Ndodhi çfarë ndodhi. Tani, duhet të mendohet për ndryshimin e modelit zgjedhor, për arsye se në shtetin tonë – për një Nen nga Kushtetuta, juristë të shquar nuk mund të pajtohen me javë. Atëherë, si do të ishin pajtuar në vlerësimin e këtyre zgjedhjeve”, tha Novakoski, duke shprehur shpresë se bashkëpunimi i Civilit me Republikën Federale të Gjermanisë do të vazhdojë, sepse siç tha, Maqedonisë në këtë fushë do ti duhet edhe shumë ndihmë.
Monika Taleska
Kamera: Atanas Petrovski
Montazhi: Ermin Klimenta