“Me shtatë vota “kundër” dhe dy “për”, është refuzuar ankesa e partisë politike Besa, për Vendvotimin numër 2333/1 në Haraçinë në Njësinë zgjedhore 2”, ka konstatuar presidenti i KSHZ, Aleksandar Çiçakovski, pas shqyrtimit të seancës së hapur, për ankesën e parë nga tetë ankesat e partisë politike Besa, lajmëron nga vendi, vëzhguesi i CIVIL-Qendrës për Liri.
Për anëtarët e KSHZ nuk ka pasur dëshmi të mjaftueshme relevante në ankesën e parë nga Besa. Përfaqësuesi i kësaj partie ka qenë vonë i informuar për seancën e KSHZ, kështu që seanca është ndërprerë derisa ai nuk ka arritur. Së pari shqyrtohen ankesat e Besës, sepse anëtarët kanë vendosur ti shqyrtojnë ankesat sipas kohës së arritjes.
Pas paralajmërimeve për ardhjen e organizuar të anëtarëve të VMRO-DPMNE në Shkup, para objektit në të cilin gjenden ambientet e KSHZ, është vendosur mburrojë metali.
Pas kërcënimeve të Vlatko Gjorçev, të drejtuara Zoran Zaev-it dhe opozitës, dje në rrjetet sociale ishin të ftuar anëtarët e VMRO-DPMNE nga brendia e vendit të qëndrojnë “gaditu”, që të shkojnë para Komisionit htetëror Zgjedhor “ që të mos u vidhet fitorja në zgjedhjet”.
“Vëllezër dhe motra, ejani sot në Komitetin Komunal tuaj, ose më të afërt në ora 16. KSHZ do të ketë seancë, duan ta vjedhin fitoren. Të gjithë të jeni “gaditu”! Sot ndoshta është dita, kur të gjithë duhet tia kthejmë borxhin Maqedonisë tonë të dashur dhe VMRO-DPMNE-së…!”, ishte një nga porositë që mund të lexoheshin nëpër rrejtet sociale. Në një porosi tjetër shkruante: “Të nderuar, në ora 16 në KK të jenë gjithë anëtarët e KK, udhëheqësia, funksionarët. Do të ketë seancë e KSHZ, duan ta vjedhin fitoren. Të gjithë të janë të gatshëm!”.
Anëtari i KSHZ, Sasho Srcev sot theksoi se “Të gjtiha sytë janë të kthyera nga ne si anëtarë të KSHZ, nga ne pritet shkallë e lartë e profesionizmit, paanësisë dhe objektivitetit për veprim në pajtim me Kodin Zgjedhor dhe rregulloren në të cilën saktësisht është e shënuar se çfarë mund të jetë bazë për ankesa”.
Publiku i Maqedonisë pret shkallë të lartë profesionizmi nga KSHZ në këtë seancë, për shkak të rezultateve të ngushta të së dielës, dhe në veçanti për shkak të lëshimeve të KSHZ dhe të administratës zgjedhore gjatë periudhës parazgjedhore dhe në ditën e zgjedhjeve.
CIVIL-Qendra për Liri, të marten, në konferencë për shtyp, mbi baza të analizave fillestare, publikisht ka drejtuar rekomandime dhe kërkesa deri te KSHZ dhe institucionet tjera përkatëse.
CIVIL ka kërkuar numërimin e plotë të sërishëm në të gjitha njësitë zgjedhore dhe revidim të fletëvotimeve, sepse, sipas të dhënave nga vendvotimet, gjatë numërimit të fletëvotimeve, janë shpallur si të pavlefshme edhe të tilla ku qartë shihet vullneti i votuesve! Përveç kësaj, CIVIL kërkon rinumërimin në Vendvotimet në të cilat është vërejtur shkelje serioze e të drejtës votuese dhe procedurave zjgedhore, ndërsa nga KSHZ, mundësimin e inspektimit në rinumërimin e votave, në revidimin e fletëvotimeve të pavlefshme edhe në materialin zgjedhor – vëzhguesve të vendit dhe të huaj.
Për anëtarët e Bordeve Zgjedhore për të cilët do të përcaktohet se e kanë kryer detyrë në mënyrë jo-profesionale dhe jo-etike, ose se kanë pasur konflikt të interesave, CIVIL rekomandon që të humbin të drejtën të zgjidhen për atë pozitë në procesin e ardhshëm zgjedhor. Gjithashtu, CIVIL rekomandon zbatimin e detyrueshëm të analizës urgjente dhe hetim për punën e KSHZ dhe organeve të tij, si dhe reforma urgjente të këtij institucioni, para zgjedhjeve lokale në vitin 2017.