Mbi baza të analizave fillestare, CIVIL publikisht drejton rekomandimet dhe kërkesat që vijojnë deri te KSHZ dhe institucionet tjera përkatëse:
- Numërim të sërishëm dhe të plotë të votave në të gjitha njësitë zgjedhore:Повторно, целосно пребројување на гласовите во сите изборни единици;
- Revidim i fletëvotimeve të pavlefshme,
- gjatë numërimit të votave, për fletëvotime të pavlefshme janë shpallur edhe të tilla ku qartë shihet vullneti i qytetarëve,
- Rivotimi në Vendvotimet në të cilat është vërejtur shkelje serioze e të drejtës votuese dhe procedurave zgjedhore,
- KSHZ të sigurojë inspektim në numërimin e votave, revidimin e fletëvotimeve të pavlefshme edhe në materialin zgjedhor të vëzhguesve të interesuar të vendit dhe atyre të huaj,
- Anëtarët e Bordeve Zgjedhore për të cilët do të përcaktohet se e kanë kryer detyrën në mënyrë jo profesionale dhe jo etike, ta humbin të drejtën të jenë të zgjedhur në atë pozitë në procesin e ardhshëm zgjedhor,
- Zbatim i patjetërsueshëm i analizës urgjente dhe hetimit mbi punën e KSHZ dhe organeve të tija, si dhe reforma urgjente të këtij institucioni para zgjedhjeve lokale në vitin 2017,
- MPB ta kontrollojë procedurën për botimin e letërnjoftimeve në Ohër, në ditën e zgjedhjeve.
Kërkojmë që KSHZ të proncohet, nëse ka paraqitje sipas të cilave ka vendosur dhe çfarë ka ndodhur me ata votues të cilët nuk janë gjetur në Listën e Votuesve, ndërsa kanë qenë në listën e Komisioneve Komunale Zgjedhore?
Vlerësim paraprak i procesit zgjedhor
Për fat të keq, nuk mund të themi se u mbajtën zgjedhje të lira në republikën e Maqedonisë. Edhe pse u krijuan kushte minimale për mbajtjen e zgjedhjeve, dita e zgjedhjeve, 11 dhjetori, si dhe dita para kësaj, ishin përplot me parregullsi.
Gjendja katastrofale e Listës së Votuesve ka pamundësuar një numër të madh të qytetareve dhe qytetarëve ta realizojnë të drejtën e tyre votuese. Fantazma dhe persona të vdekur kanë votuar, ndërsa njerëz të gjallë nuk kanë mundur të votojnë.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) nuk arriti të tërhiqet nga ndikimet politike dhe nuk ua mundësoi të drejtën e votimit të gjithë qytetareve dhe qytetarëve me të drejtë votimi.
CIVIL ka shënuar numër të madh të rasteve me presione, kushtëzime, mbushje të kutive, votim familjar dhe grupor, keqpërdorimi të të miturve dhe ryshfet të votuesve anembanë vendit.
Të punësuarit në institucionet shtetërore pa ndalë e kanë thyer ashpër heshtjen zgjedhore, më saktë heshtja zgjedhore sikur nuk ekzistonte.
Një numër i madh i Bordeve Zgjedhore ishin plotësisht jo profesionistë dhe shpesh janë sjellë në mënyrë jo etike, ndërsa një pjesë nuk ka pasur informata se çfarë duhet vepruar në Vendvotime.
Një pjesë nga raportimet e vëzhguesve të CIVIL tregojnë për raste të veprimit partiak të anëtarëve të caktuar të Bordeve Zgjedhore. Më tej, janë shënuar raste në të cilat anëtarë të Bordeve Zgjedhore u kanë sugjeruar votuesve për cilin të votojnë. Më tej, është notuar edhe se vëzhguesit partiak i kanë zëvendësuar vendet e anëtarëve të Bordeve Zgjedhore, dhe i kanë kontrolluar të dhënat nga Listat e Votuesve, me qëllim të verifikojnë se kush ka votuar e kush nuk ka votuar. Një pjesë nga Bordi Zgjedhor ka informuar shtabet partiake për daljen e anëtarëve të tyre, ndërsa disa kanë kryer agjitim dhe presion mbi trupin votues nga Vendvotimet.
Në dhjetëra raste është vërejtur, në vetë hapjen, se kutitë me fletëvotime nuk kanë qenë të mbyllura, kështu që pas intervenimit të vëzhguesve, kutitë janë mbyllur.
Nuk është regjistruar dhunë me armë në ditën e votimeve në asnjë raportim nga terreni.
CIVIL-Qendra për Liri u falënderon dhe uron për zbatimin e misionit të suksesshëm vëzhgues të ODIHR, por edhe misioneve tjera siç janë IESC, DiploCat, SILBA, AEGEE dhe tjerë. Falënderim të veçantë për mbështetjen nga partnerët tonë GONG, Kroaci.
Mbi 650 raportime në të cilat është shënuar së paku një kategori e parregullsive zgjedhore, kanë arritur nga vëzhguesit e CIVIL nga terreni.
Mbi 1000 thirrje telefonike nga qytetare dhe qytetarë, dhe po aq mesazhe kanë arritur përmes rrjeteve sociale dhe gjashtë lidhjeve telefonike të cilat ishin të hapura gjatë ditës së zgjedhjeve.
MPB, për herë të parë pas shumë viteve, ka funksionuar në nivel të detyrës dhe ka reaguar me kohë në shumicën e rasteve.
Shënime plotësuese
Në më tepër vendvotime është vërejtur se si një pjesë e përfaqësuesve të Bordit Zgjedhor, i shënojnë votuesit me emra dhe mbiemra nëpër fletoret e tyre, në kolona të veçanta për VMRO ose LSDM, gjë që është e ndaluar me ligj.
Gjithashtu, në disa vendvotime është vërejtur se nuk ka qasje për personat me invaliditet. Për shembull, dy vendvotime në të cilat votojnë persona me invaliditet, kanë qenë të vendosura në katin e dytë, që nuk ka qenë rasti në zgjedhjet e kaluara, në të cilat të njëjtat kanë qenë të vendosura në katin përdhesë.
Kërkojmë të kontrollohet edhe Lista e Votuesve me votuesit nga diaspora. Derisa Lista ishte e hapur për inspektim, nga ana ynë është vërejtur se votues të cilët kanë qenë të paraqitur në Listën nga diaspora dhe të cilëve u është pranuar aplikimi, të njëjtit ende gjendeshin në këtë listë. Gjithashtu, ekziston dyshim se ekzistojnë mangësi serioze në procedurën gjatë hapjes së Listës së votuesve nga diaspora gjatë ditës së parë.
Vendvotimi 1120 fsh. Hotlë – Likovë – Si vëzhgues partiak ka qenë I pranishëm zëvendës kryeministri nga radhët VMRO-DPMNE, Peshevski, ku haptazi, para të pranishmëve në Vendvotim, ka agjituar për partinë e tij dhe partnerin koalicionues BDI, dhe me përbuzje të liderit opozitar Zoran Zaev. Ai shpesh ka kërkuar mendim nga të pranishmit se kush do të fitojë në kampusin shqiptar dhe se do të vë bast se partneri i tyre koalicionues do të arrijë fitore të ngushtë.