CIVIL-Qendra për Liri, do të mbajë konferencë për shtyp për parregullsitë zgjedhore në hotelin City Park, me fillim në ora 14:30.
Në konferencën për shtyp do të prezantohet një pjesë nga raportimet e përpunuara të vëzhguesve nga terreni në ditën e zgjedhjeve, të dielën, më 11 dhjetor, dhe do të prezantohen rekomandimet dhe kërkesat me qëllim të tejkalimit të pasojave nga parregullsitë e verifikuara nga vëzhguesit dhe ekipi i ekspertëve të CIVIL dhe GONG (Kroaci).
Në konferencën për shtyp janë të ftuar mediat, misionet vëzhguese, dhe qytetaret dhe qytetarët e interesuar.