Nesër (e hënë, 5 dhjetor) në ora 17, para barakave të administratës së Qytetit të Shkupit, iniciativat qytetare “Shkupi smog alarm”, “Shkupi kërkon ajër të pastër”, “Hajde Maqedoni”, “Duam Aerodromi të merr frymë”, “No pasaran” dhe “Në mbrojtje të Debar Maalo”, do të organizojnë protestë që ta shprehin revoltën kundër ndotjes së ajrit.
Qytetarët duan ta shprehin pakënaqësinë e tyre nga “ rehatia dhe mosinteresimi i institucioneve përkatëse”, dhe nga Qyteti i Shkupit dhe qeveritë komunale lokale, të kërkojnë masa urgjente për uljen e ndotjes së ajrit, por edhe përgatitjen e planit afatgjatë për zgjidhjen e katastrofës ekologjike në kryeqytetin e Maqedonisë.
“Të gjitha masat e deritanishme dhe strategjitë e ofruara nga institucionet dhe nga Qyteti i Shkupit, nuk kanë dhënë rezultat. Dështuan edhe premtimet e tyre se do të kuptohet se kush janë ndotësit, të gjinden arsyet, të merren masa të gjitha masat e domosdoshme ligjore dhe qytetarët e Shkupit të jenë të kursyer nga helmimi i mëtejmë. Shkupi edhe më tej urbanizohet pa kontroll , promovohet qasja autocentrike –automjetet kanë përparësi në para transportit publik, biçikletave dhe këmbësorëve. Mbyllen sytë e institucioneve përkatëse para punës së paligjshme të objekteve industriale të Shkupit, deponive të paligjshme, si dhe amvisërive të cilat në kohën e krizës ekonomike dhe vetëdijes së ulët, shfrytëzojnë lëndë djegëse të dyshimta”, lajmëruan organizatorët e protestës.