Partitë dhe koalicionet kanë edhe pesë ditë për promovimin e programeve të tyre të tubimeve dhe për takimet me qytetarët.
LSDM dhe koalicioni “ Për jetë në Maqedoni”, sot do të mbajnë tubime në Dibër, Strugë dhe Ohër.
VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Për Maqedoni më të mirë”, do të kenë tubime në komunat e Shkupit Kisella Vodë dhe Qendër.
BDI do të ketë tubim qendror në komunën Saraj, ku lideri Ali Ahmeti do të ketë edhe takime me qytetarët.
Koalicioni “Aleanca për Shqiptarët do të mbajë tubim në Kumanovë.
Koalicioni “VMRO për Maqedoninë”, do të realizojë takime me qytetarët e Probishtipit dhe Koçanës, në të cilat takime do të flasin Ljubço Georgievski, Ljube Boshkovski dhe Stojançe Angellov. Në ora 12 në shtabin e VMRO –NP në Shkup, do të mbahet konferencë për shtyp.
Koalicioni “Për ndryshime dhe drejtësi” do të ketë takime me qytetarët nëpër lagje në Komunën Qendër, ndërsa bartësit e listave nga gjashtë njësitë zgjedhore do të mbajnë edhe konferencë për shtyp para Pishinës Olimpike në komunën Qendër.
Partia E Majta do të mbajë konferencë për shtyp para Odës së përmbaruesve, në temën –rregullimi i drejtësisë ekzekutive.
Në ambientet e lëvizjes “Eco Guerrilla” në Tetovë, sot, përfaqësues të partive politike nga Njësia e gjashtë zgjedhore, do të nënshkruajnë dokument për mbrojtje dhe promovim të mjedisit jetësor.