Pavle Trajanov, lideri i Bshkimit Demokratik dhe përfaqësues i Koalicionit për ndryshime dhe drejtësi, në adresimin e tij në konferencën “Zgjedhje të Lira 2016”, në organizim të CIVIL-Qendrës për Liri, i akuzoi liderët partiak, të përfshirë në procesin e Përzhinës, se kanë siguruar përfaqësim dominues të katër partive të tyre në mediat, si dhe se kanë qenë të favorizuar edhe gjatë tërheqjes së shortit, me katër vendet e para në fletën e votimit.
“Këto janë absurde të papranueshme në një shoqëri demokratike! Çfarë jemi ne, partitë tjera të kategorisë së dytë?…Këto zgjedhje janë – të jesh ose jo, do të ketë ndryshime ose jo! Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti mbajnë përgjegjësi, sepse janë gjeneratorë të krizës në Maqedoni. Por, asnjë nga katër liderët nuk treguan kapacitet demokratik që Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore, dhe parlamenti të jetë pasqyrë e vullnetit të qytetarëve. Ne për 1-0 vite nuk kemi opozitë e cila ka kapacitetin për konsiderim të të gjitha proceseve. Ndoshta opozita është përforcuar dy vitet e fundit, me publikimin e “bombave” të ashtuquajtura. Por, absurdi kryesor është se bartës falur të funksioneve të larta shtetërore janë përsëri në listat e kandidatëve, madje edhe bartës të listave”, tha Trajanov.