Analisti politik dhe eksperti i CIVIL- -Qendrës për Liri, d-r Sasho Ordanoski në video adresimin e tij deri te pjesëmarrësit në konferencën “Zgjedhje të Lira 2016”, theksoi se “Maqedonia nuk ka krijuar kushte të përsosura për zgjedhje demokratike” dhe se “është e domosdoshme që politikanët, edhe si pjesë të strukturave partiake, edhe si individë, t’i kundërshtojnë tendencat eventuale për dhunë”.
“Maqedonia me vite më nuk është shoqëri demokratike, ndërsa një nga karakteristikat kryesore të kësaj jo-demokracie, është mungesa e përgjithshme e debatit i cili në shoqërinë tonë nuk zhvillohet me vite, dhe mungesa e përgjithshme e konkurrencës politike, në aspekt të ofertës të cilën partitë ua ofrojnë qytetarëve. Shoqëria në Maqedoni është e ndarë, të ndara janë edhe mediat, jo vetëm nga aspekti etnik, por edhe brenda-etnik…Për herë të parë, me siguri do të përballemi me fenomenin në dy etnikumet të kemi konkurrencë të re e cila e bën skenën politike edhe më pak stabile”.