• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Nënkryetari i KSHZ Prekopuca pyet vallë “Besa” ka monopolizuar Zotin ?!

November 16, 2016
in LAJME
Share on FacebookShare on Twitter

Vëzhguesit e përmbajtjeve mediatike të angazhuar në CIVIL – Qendrën për Liri vërejtën një koment të nënkryetarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Rexhep Prekopuca, në një botim në Facebook profilin e gazetares Anita Latifi, ku ai bën një pyetje komentuese në lidhje me shpalljen promovuese të Lëvizjes “Besa”.

Bëhet fjalë për një promovim vizual, i cili këtyre ditëve është aktual në internet, ku Lëvizja Besa, duke u bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për këtë parti, në mesin e sloganeve tjera, ka përdorur edhe sloganin “Nëse beson në Zot”.

Në komentin e saj, gazetarja Anita Latifi me çudi pyet vallë “nëse beson në Zot” edhe ajo detyrimisht është me Besën, ose vallë “nëse beson në Zot” është kusht për të qenë me Besën. “Zoti e di sa gjatë në kuzhinën tuaj është përgatitur një thirrje e tillë për të dhënë efektin më të dëshiruar për ju, por Zoti e di edhe që nuk na pëlqen të gjithëve kjo thirrje”, shkruan Latifi në prononcimin në Facebook profilin e saj.

Në komentet poshtë këtij postimi, vërehet edhe komenti nga profili i Rexhep Prekopucës, nënkryetarit të KSHZ-së. “E paskan monopolizuar Zotin?”, thuhet në komentin e drejtuar nga profili i Prekopucës.

untitled
Skrinshot nga FB profili i Anita Latifit

CIVIL – Qendra për Liri u drejtua në KSHZ në lidhje me këtë rast dhe kërkoi shpjegim dhe qëndrim nga ky institucion lidhur me shpalosjen e pikëpamjeve personale të anëtarëve të tij, duke kërkuar po ashtu shpjegim në lidhje me atë nëse KSHZ ka vendosur procedura për paraqitjen e anëtarëve të tij në publik si dhe dhënien e qëndrimeve personale. Deri në publikimin e këtij teksti nuk kemi marrë përgjigje në pyetjet tona, ndërsa zëdhënësja e KSHZ-së, Lupka Guguçevska, nuk ishte e qasshme për komente në telefonin e saj.

Novakovski 1
Aleksandar Novakoski, kryetar i mëparshëm i KSHZ

“Komentimi i fushatave të partive politike nga anëtarët e KSHZ-së, në veçanti ata nga radhët e ekspertëve, është joadekuate, kjo është katastrofë”, thotë ish-kryetari i KSHZ, Aleksandar Novakoski. Ai shpjegon se KSHZ-ja, me Kodin Zgjedhor të vitit 2006, u bë një komision profesional, me anëtarë të punësuar profesionalisht. U formua edhe sekretariati, me sekretar të përgjithshëm, i cili kishte statusin e nëpunësit shtetëror. Por, pas vitit 2011, sipas Novakoskit, me ndryshimet ligjore, me të cilat në vend të funksionit të zëvendës-kryetarit u inkuadrua funksioni i nënkryetarit, me mundësi për të thirrur mbledhje dhe mundësinë që ai dhe anëtarët e tjerë të KSHZ-së të japin deklarata në mënyrë të pavarur, Komisioni ka marrë një konstruksion krejtësisht të ndryshëm.

“Nënkryetari dhe anëtarët fituan ose nxorën një kuptim të veçantë për veten dhe që atëherë unë besoj se KSHZ-ja e ka humbur domethënien e trupit profesional. Disa anëtarë veprojnë si përfaqësues të partive, ndërsa nënkryetari në një kohë, për shembull, jepte deklarata paralelisht me kryetarin. Për këto arsye, sipas meje, u vazhdua në ndërtimin e ri të KSHZ-së, që të përbëhet nga 9 anëtarë. Por, gjashtë anëtarë tashmë emërohen si përfaqësues të partive, ndërsa tre anëtarë, përfshirë kryetarin dhe nënkryetarin, duhet të jenë nga radhët e ekspertëve, që do të thotë për të siguruar që ata tre të jenë të paanshëm. Unë mendoj se, kur kryetari hesht, ata do të bëjnë atë që ata duan. Qëndrimin e KSHZ-së duhet ta kumtojë kryetari ose një person i autorizuar prej tij, por privatisht askush nuk mund të ndalojë ata për të komentuar, por jo në lidhje me KSHZ. Ata mund të japin në proces – verbal mendim të veçuar, por jo edhe të japin qëndrimin e KSHZ-së, por në emër të vetin”, shpjegon Novakoski në deklaratë për CIVIL Media.

Në lidhje me këtë ndodhi dhe materialin promovues që shkaktoi diskutim në opinion, u drejtuam edhe te Lëvizja Besa për të marrë qëndrimin e tyre. “Ne mendojmë se anëtarët e KSHZ-së duhet ta ruajnë paanësinë dhe neutralitetin ndaj politikës dhe politikanëve, pos nëse nuk kemi arritur në pikën që edhe KSHZ-ja të jetë degë e ndonjë partie politike në pushtet. Komenti i në anëtari të KSHZ-së me kundërshtim ndaj një partie flet shumë për qëndrimin e tij edhe ndaj procesit zgjedhor dhe kjo është droja jonë më e madhe. Për këtë mbase duhet të merret më seriozisht edhe OSBE-ODIHR-i. Thirrja e BESËS, ku përmendet edhe Perëndia, nuk është përjashtim i askujt, por vetëm e shpreh identitetin konservator që e promovon Lëvizja BESA”, thuhet në përgjigjen e dërguar në CIVIL nga media qendra e kësaj partie.

Petrit Saraçini  

Next Post
Rrëmujë me “fantazmat” në Ohër: Banesa dhe hyrje joekzistuese!

Rrëmujë me “fantazmat” në Ohër: Banesa dhe hyrje joekzistuese!

Rrëmujë me “fantazmat” në Ohër: Banesa dhe hyrje joekzistuese!

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom