Pas arritjes para Ministrisë së Kulturës, një pjesë e protestuesve filluan të hedhin vezë dhe qese me ngjyrë drejt objektit.
Menjëherë pasoi vendosje e forcave policore shtesë, si dhe zgjërim i perimetrit, që të mos munden qytetarët të afrohen shumë pranë Ministrisë. Një pjesë e vezëve dhe “bombave” me ngjyrë përfundoi edhe mbi kordonin e policisë, duke shkaktuar zemërim në mesin e protestuesve, të cilët kërkuan prej të papërgjegjshmëve në mes tyre të mos gjuajnë mbi policinë.
[youtube width=”600″ height=”344″]https://www.youtube.com/watch?v=0LoVsoDZMsM[/youtube]
Situata u qetësua shpejt, ndërsa demonstruesit u drejtuan për në destinacionin përfundimtar të protestës së sotme, hapësirës para Qeverisë.