Pas fjalimit të mbrëmshëm i dymbëdhjetë deputetëve të përbërjes së parë të Kuvendit pluralist të Maqedonisë prej 1990-ës, me të cilin apelohej deri te të gjitha partitë politike të bashkohen dhe në zgjedhjet që janë para nesh të vendosin – “Gruevski apo Maqedonia: ajo do të jetë zgjedhja në zgjedhjet e ardhshme parlamentare!”, CIVIL Media bisedoi me Jove Kekenovskin nga lëvizja Fronti për Maqedoni Demokratike (FRODEM).
Kekenovski, mes tjerash, deklaroi se e përshëndet fjalimin e deputetëve të vitit 1990, si dhe edhe FRODEM-i dhe Forumi i Patriotëve Mendjelirë po përpiqen t’ia kthejnë partinë VMRO-DPMNE anëtarësisë, e jo edhe më tej të jetë në pronë të një familjeje!
[youtube width=”600″ height=”344″]https://www.youtube.com/watch?v=x8o7JPnCg5Q[/youtube]
CIVIL: Si e vlerësoni fjalimin e djeshëm të dymbëdhjetë deputetëve të përbërjes së parë të Kuvendit drejt pushtetit aktual?
Kekenovski: Së pari e përshëndes këtë fjalim. Ky nuk është fjalimi i parë, po deputetët e përbërjes së parë disa herë deri më tani kanë reaguar. Dhe kjo është në funksion të të gjitha angazhimeve tona, të të gjitha angazhimeve tona që kemi marrë pjesë, që jemi themeluar në VMRO, në etablimin e saj, paraqitje në opinionin publik, megjithatë edhe në mbijetesën e saj të deritanishme. Të përballur dhe të shqetësuar për atë se ku po shkon demokracia dhe partia, reaguam disa herë dhe prej aty të gjitha kumtesat e këtilla dhe të ngjashme që janë në funksion të ridefinimit të sistemit politike, po edhe në funksion të përparimit në demokracinë brendapartiake janë – për përshëndetje!
CIVIL: Me kërkesë për dorëheqje të Gruevskit reagoi edhe Forumi i Patriotëve Mendjelirë, prej të cilëve një pjesë janë edhe themelues të VMRO-DPMNE. Komenti juaj?
Kekenovski: Forumi i Patriotëve Mendjelirë është krijim yni. Kur them “yni”, ne të parët filluam me krijimin e një Forumi Patriotësh Mendjelirë, megjithatë kur pamë se ne prej brenda nuk mundemi të bëjmë diçka më serioze në këtë segment, ne vendosëm të ndahemi si FRODEM dhe të veprojmë prej jashtë. Me atë që ata që qëndruan brenda, një pjesë – them se janë themelues. Megjithatë, edhe në FRODEM ka themelues të VMRO-DPMNE-së dhe të përpiqemi, gjithsecili në mënyrën e vet, të kontribuojmë për ta kthyer partinë në pozitat e vërteta, ta kthejmë ideologjinë në partinë, t’ua kthejmë partinë anëtarëve të VMRO-DPMNE-së, e jo edhe më tej të mbetet në pronësi të një familjeje.
CIVIL: Cili është qëndrimi i FRODEM-it për mundësinë për mbajtje të zgjedhjeve më 5 qershor?
Kekenovski: Në këtë situatë nuk është e hijshme të prognozohet, për çdo rast FRODEM-i si shoqatë qytetare do të mundohet në suaza të rregullativës pozitive ligjore të gjejë mënyrë për t’u paraqitur në këto zgjedhje me një numër më të madh subjektesh politike. Ne po punojmë në krijimin e një, do të thosha, force politike apo blook të tretë, po qe se doni të jem më konkret. Konsideroj se do t’ia dalim me këtë. Konsideroj se do t’i ralizojmë angazhimet tona për t’u paraqitur në këto zgjedhje, të kemi sukses në zgjedhje, për arsye se ky pushtet moti është dashur të largohej. Ndërkaq, në anën tjetër, të japim kontributin tonë për dalje nga kjo politikë partiake që po e mban peng shtetin tonë.
Biljana Jordanovska