Në prag të derbit futbollistik mes KF “Shkupit” dhe KF “Vardarit”, që do të luhet të dielën në ora 14 në stadiumin e Çairit, në çarshi po “sillen” muhabete se në vetë ndeshje si dhe nëpër rrugë, do të ketë incidente mes tifo-grupeve “Shvercerat” dhe “Komitët”.
Pa marrë parasysh çarshisë së mirëinformuar, përvoja flet se ky më është metod i provuar nga partitë politike që janë në pushtet, kur afrohen zgjedhjet ose kur ndodhin ngjarje të rëndësishme politike në vend, publiku defokusohet më së lehti – me aktivizimin e tifo-grupeve për inicimin e incidenteve. Përndryshe, ndeshja është me rrezik të lartë, edhe për shkak të zhvillimeve aktuale rreth ndërtimit të kryqit në Butel.
Faqja “Sportski vesti” në Facebook, publikoi fotografi nga arena “Filipi i Dytë”, në tribunën e të cilit është shkruajtur parrulla “Ju presim në Çair p…a!”. Sipas faqes, kjo është provokim i tifogrupit “Shvercerat”, i drejtuar ndaj “Komitëve”. Por, pyetja është se si kanë arritur të hyjnë “Shvercerat” dhe të shkruajnë parullë ofenduese, kur në hyrje ka sigurim…?
Në rrjetet sociale të rinjët veçmë filluan me sulme të ndërsjella. Ja vetëm një pjesë prej komenteve:
“Maqedonia e maqedonasve, ka qenë gjithmonë dhe do të mbetet! Ta dish moj toka ime, do të ruajmë, gjithë armiqtë do t’i çfarosim. Shkupi – Tetova, Struga – Gostivari, çdo qytet dhe fshat është MAQEDONI. Këtu dielli, rrezon më së forti, çohu MAQEDONAS kjo është SHTËPIA yte !!! Vetëm kështu mund të hyni në stadium, ku jeni kur luan Vardar-Shkupi?”
Edhe pse është fakt që shumë shpesh ka incidente mes tifozëve kur luajnë “Vardari” dhe “Shkupi”, institucionet kompetente tani për tani heshtin dhe nuk ka informacion nëse në ndeshje do të ketë tifozë mysafirë. As prej MPB-së nuk ka asnjë njoftim në lidhje me ndeshjen e ardhshme, a do të mirren masa të veçanta për të parandaluar incidentet e “paralajmëruara”? Ndërkohë, shtrohet pyetja: A do të bëhen përsëri të rinjtë “mish për top” të politikanëve që duan t’i fshehin politikat e tyre të pista …?!
Dehran Muratov