Në vazhdim është onlajn anketa e CIVIL- Qendrës për Liri “Lista Zgjedhore dhe puna e KSHZ-së”, në kuadër të projektit “Zgjedhje të lira për qytetare(ë) të lirë”. Anketa do të zgjasë deri nesër, 31 mars, ndërsa nga rezultatet e fituara do të zbulohet qëndrimi i qytetare(ë)ve për parregullsitë në Listën Zgjedhore dhe nëse do të ishte e mjaftueshme koha për pastrimin e listës deri më 5 qershor.
Për t’u përgjigjur në pyetësorin, i cili nuk do t’ju marrë më shumë një minutë, klikoni KËTU.
“Zgjedhje të lira për qytetare(ë) të lirë” është projekt i cili buron nga nevoja e qytetar(e)ëve për t’u kyçur në krijimin e kushteve për zhvillimin e zgjedhjeve të lira. Projekti financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë.
Gjithashtu, CIVIL i thërret të gjithë qytetare(ë)t, të cilët duan të aplikojnë për vëzhgues zgjedhor, të dërgojnë biografi të shkurtër, letër motivuese dhe fotografi në adresën elektronike: [email protected]. Afati i fundit për konkurrimin e vëzhguesve është të enjten – 31 mars.