Në frymën e shënimit të arritjeve të gruas -luftëtare, u mbajt edicioni i sivjetmë, i katërt i iniciativës “E para, dhe femër”. Fundjava e kaluar iu dedikua festimit të 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, si festë që përfaqëson luftën shekullore për barazi dhe pozitë të barabartë të burrit dhe gruas.
Prej 11 deri më13 mars, shkupjanet dhe shkupjanët patën mundësi ta ndjekin program të pasur dhe të angazhuar, i përmbushur me përmbajtje të ndryshme. Programi filloi me shfaqjen e filmit “Gjithçka për ty” të regjisores italiane Alina Maraci, ndërsa në tri ditët e kaluara u shfaqën edhe disa filma tjerë me metrazh të shkurtër dhe të gjatë.
Sipas konceptit të Lumi Bekirit dhe Kristina Lelovac, u hap ekspozitë e fotografive nga protestat: “Grua-luftëtare, portret femëror i rezistencës qytetare në Maqedoni në vitin 2015”.
“Kjo ekspozitë është një portret i vogël i fytyrës së femrës së vitit, e shënuar me fishkëllima, brohoritje dhe kolona nëpër rrugë. Jehona e JO-së femërore ndaj padrejtësisë, dhunës dhe krimit. Edhe krahas asaj se ishin të shpallura për mbesa të shtrigave të cilat pasardhësit e perandorit nuk kanë arritur të djegin, grate maqedonase, të patrembura dhe të palodhshme i pushtojnë rrugët. Edhe pak, dhe do të pushtojnë edhe lirinë!”, thuhet në hyrjen me të cilën u paralajmërua ekspozita.
Edicioni i katërt i “E para, dhe femër” u pasurua me disa ligjërata dhe diskutime të temave të ndryshme. Anti-ligjerimin e Elizabeta Bakovskës me temë “Letra e gruas (nuk) ekziston”, ishte pjesë e ligjëratës së pestë në kuadër të shkollës për feminizëm “Kush frigohet nga gjinija-online?”, në organizim të HERA – aktivizëm të rinisë dhe shëndet riprodhues.
Pjesë e programit ishte edhe performanca “Vajza me diell mbi kokë” e aktores, koreografes dhe regjisores kosovare, Agnesë Nokshiqi dhe i Donika Ahmeti.
“Teatri intim” nga Manastiri u paraqit me “Zgjimin e pranverës”, sipas teksteve të Frank Vedekind dhe materialeve dokumentare. Bëhet fjalë për tregim intim për rrugën përplot sfida që e kalon çdo grua në procesin e përmbushjes së dëshirave dhe ëndërrave të tyre.
Një nga ngjarjet që gjithsesi shkaktoi interes të madh ishte gala-mbrëmja e rrëfimit të tregimeve femërore “PiçPriç”. Konceptin dhe realizimin e programit e realizuan Ana Vasileva dhe Rumena Buzharovska.
Edicioni i katërt i “E para, dhe femër” u pasurua edhe me disa ligjërata dhe diskutime nlë tema të ndryshme. Anti-ligjërata e Elizabeta Bakovskës në temë “Letra e femrës (nuk) ekziston”, ishte pjesë ligjëratës së pestë në kuadër të shkollës për feminizëm “Kush frikësohet nga gjinia onlajn?”, në organizim të HERA – Aktivizëm rinor dhe shëndeti reproduktiv.
“A di ta njohësh dashurinë? Po dashurinë e vërtetë?” ishte tema e diskutimit, për të cilën flitet shumë pak, edhe pse sipas statistikës – një nga pesë vajza adoleshente dhe gra të reja, janë viktimë të dhunës në marrëdhënie.
U nda kohë edhe për sfidën momentalisht më aktuale, me të cilën përballet mbarë Evropa, krizën e refugjatëve. Në temën “Gratë në krizën e refugjatëve”, flisnin Urania Pirovska nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Mersiha Smajlloviq nga OJQ “Legis” dhe humanitarja Lençe Zdravkin.
U prezentua edhe ideja: “Mundet një”, e cila paraqet grup për vetëndihmë të familjeve me një prind, të cilit CIVIL – Qendra për Liri i dha mbështetje të plotë.
Në kuadër të tri ditorëve të festivalit u realizua edhe programi paralel për mbajtje të puntorisë për vizatim komik-strip me Helena Janetiq nga Kroacia, puntoria e kushtuar për fëmijë të moshës 8 deri në 12 vjet, aksioni humanitar për të mbledhur ndihma për gratë- refugjatë, ndërsa në parkingun e QKR-së funksiononte edhe klinika mobile e HERA për shëndetin e grave.
Programi përfundoi mbrëmë me koncertin e Ana Qurçinit nga Serbia.
“E para, dhe femër” edhe këtë vit ishte e organizuar nga “Tiiiit! Inc. “- organizatë joformale, e cila ka për qëllim për të lënë shenjë të veçantë në shënimin e festës së 8 marsit. Të gjitha ngjarjet u mbajtën në hapësirat e Qendrës Kulturore Rinore.
Siç theksuan organizatorët e kësaj ngjarjeje, gruaja-luftëtare jo rastësisht ishte zgjedhur të jetë motiv kryesor i edicionit të sivjetshëm të “”E para, dhe femër”.Viti që kaloi, për çka përkujtoi CIVIL-Qendra për Liri në urimin e tij për 8 mars, u shënua me gratë-luftëtare në të gjitha sferat të jetës.