Aktualisht në Beograd po mbahet tribuna, e cila është pjesë e projektit “Pika e takimit”, që zbatohet nga javorja beogradase “Vreme”, e mbështetur nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur dhe Forumi ZFD.
Në temën “Pika e takimit: Ç’është Ballkani, çfarë flitet për të, dhe çfarë mund të jetë Ballkanin”, një prezantim do të ketë edhe kryetari i CIVIL – Qendrës për Liri, Xhabir Deralla.
Debati, i cili është një prelud për projektin që ka të bëjë me edhe me çështjen shqiptare në Ballkan dhe marrëdhëniet kulturore dhe historike të shqiptarëve me popujt fqinjë të sllavëve të jugut, krahas Deralla do të flasë edhe aktori dhe regjisori Predrag Miki Manojlloviq, Nexhmedin Spahiu, analist, gazetar dhe profesor i universiteteve në Tiranë, Tetovë, Prishtinë dhe Hamburg, si dhe historiani Dejan Gjokiq, kurse moderator është Zoran Stanojeviq, gazetar dhe redaktor në Radio Televizionin e Serbisë.