Gazetarja në programin e mëngjesit në TV Sitel, Kristina Atovska, në vend të luleve për 8 mars, mori ndërprerje të kontratës të saj me të këtë medie, sepse kishte shkruar një kolumne në portalin “Pozitiv”, në të cilën kritikon ish-ministren e brendshme Gordana Jankulloska. Atovska për CIVIL Media deklaroi se redaktori i programit të mëngjesit në TV Sitel, Aleksandar Bllazhevski e ka njoftuar se ajo është pushuar nga puna për shkak se ka shkruar kolumne kritike kundër Jankulloskës, por dhe se Bllazhevski vetëm ka përcjellur vendimin e udhëheqësisë të medias.
Ajo në kolumne shkroi: “Është e turpshme që Jankulloska të flasë për privim të paligjshëm të lirisë, si një masë të presionit. Studentët e paraburgosur nga protesta e kujtojnë këtë masë të Jankulloskës. Tomisllav Kezharovski, dhe Lube Boshkoski gjithashtu kanë shumë për të thënë në këtë temë. Është e turpshme që të flasë për një shtet JURIDIK, ministri që e konsideron veten më të fortë se ligji. (Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese për mundësinë e faljes për krim elektoral e dëshmon këtë). Kështu, edhe në rastin të shpallet fajtore, (rasti i kontestuar nga gjyqtarët), ajo do të falet. Në mënyrë kushtetuese. Kështu që, Jankulloska është mbi Kushtetutën. Vërtetë, shtet ligjor. Është e turpshme që Jankulloska të flasë për standarde të dyfishta, kur të gjithë i mbajmë mend fjalët e saj prej bombave: puna e shtetit në katin e parë, puna partiake një kat më lart – dy në një … ”
Atovska ka qenë e angazhuar si punëtore me honorar në TV Sitel nga gushti i vitit 2014, e përveç kësaj pune me honorar në televizion, ka qenë e angazhuar edhe në portalin “Pozitiv”. Ajo theksoi se gjithmonë ka respektuar politikën editoriale të televizionit, në përputhje me standardet gazetareske.