Rëndësia historike e 8 Marsit si ditë ndërkombëtare e luftës së femrave për barazi ekonomike, politike dhe sociale me meshkujt, shkas për ngjarjen e sontme të kinemasë së debatit “Kontra-kuadri”.
“Pa kulm dhe ligj” është filmi që do të projektohet sonte, i ndjekur me një diskutim në temën “Fytyra femërore e revolucionit.”
Kinemaja e debatit “Kontra-kuadri” u krijua nga një grup entuziastësh, artistë, aktivistë – dashamirë të kinemasë, të cilët organizojnë ngjarje të angazhuara sociale që përfshijnë projeksione filmash dhe diskutime. Pas tre vitesh veprimtarie aktive në Manastir, iniciativa gati një muaj po zhvillohet edhe Shkup.
Siç bëjnë të ditur nga “Kontra-kuadri”, do të diskutohet për lidhjen midis luftës për fuqizimin gjinor dhe socio-ekonomik të grave, për aspektet e vlerësimit të punës së femrave, për dallimet ndërmjet formave të emancipimit të pavarura dhe të organizuara të femrave, për marrëdhëniet midis feminizmit akademik dhe socio-politik. Si edhe gjer tani, në diskutim janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë të pranishmit. Mysafire e bisedës është Katerina Kolozova, drejtoreshë e Institutit të Shkencave Shoqërore dhe Humaniste dhe profesoreshë e filozofisë, teorive sociale/kulturore dhe studimeve gjinore.
Motoja e tyre, e cila do të zbatohet edhe sonte është: “Në frymën e luftës kundër komercializimit të kauzave emancipuese dhe shkëmbimit të kulturës dhe dijes”. “Kontra-kuadri nuk do të kërkojë pagesë, por, përkundrazi, e stimulon pjesëmarrjen në subverzionin debativ-filmik. Me fjalë të tjera, përvoja e debatit para ekranin e madh do të jetë FALAS! “