Në rrjedhë është operacion masiv për të mobilizuar “audiencë” për praninë e vendosjes së themelit të kryqit 55-metërsh në Butel më 27 shkurt.
Nga komitetet komunale të VMRO-DPMNE-së dërgohen mesazhe në telefonat zyrtarë të të punësuarve në administratë, por edhe në kompanitë private që ofrojnë shërbime për qeverinë lokale apo qendrore. Në mesazh qëndron se është e nevojshme që të gjithë, të cilët do ta marrin këtë mesazh, të sjellin “të paktën 30 persona”, dhe se nisja është në 10:15 prej sallës “Boris Trajkovski”. Në faqen e internetit të komunës së Butelit, deri në publikimin e këtij teksti, nuk kishte informacion në lidhje me vendosjen e themelit të mega-kryqit në Butel.
CIVIL veçmë paralajmëroi se është e mundur që pushteti të shfrytëzojë ndjenjat etnike dhe fetare për të devijuar vëmendjen e publikut nga situata e vështirë në të cilën gjendet vendi, përpara zbatimit të marrëveshjes politike të Przhinos dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kështu, vendosja e shqiponjës dykrenare në komunën e Çairit, për të cilën kemi shkruar, mori “përgjigjen” e vet nga kumuna e Butelit me vendosje të kryqit.
Ky informacion vjen nga një gazetar qytetar, i cili dëshironte të mbetet anonim. Prej fotografisë, origjinali i së të ciliës ruhet në CIVIL Media, janë hequr të dhënat për burimin, si dhe dërguesi i mesazhit.