Presione në institucionet arsimore, shantazhe dhe kërcënime për vendin e punës, keqpërdorimet të kategorive të rrezikuara sociale të qytetarëve, të të vdekurve dhe personave të zhvendosur në listat e votuesve dhe shumë forma të tjera të shkeljes së të drejtave dhe lirive të njeriut në kontekstin zgjedhor … Këto janë dëshmitë e një numri të madh të qytetareve dhe qytetarëve, me të cilët u takuan dje ekipet mobile për monitorim dhe mbështetje në Veles, Gradsko, Rosoman, Kavadar dhe Negotinë.
Një numër i madh i bashkëbiseduesve tanë akoma dëshirojnë të mbeten anonim nga frika e pasojave për vendin e tyre të punës, statusin social e bile edhe të sigurisë, siç thonë ata, por disa prej tyre inkurajohen dhe flasin para kamerave të CIVIL Media.
Është e qartë se koha e heshtjes është dalëngadalë po shkon në histori dhe se gjithnjë e më shumë qytetare dhe qytetarë marrin guximin për të folur për problemet me të cilat ballafaqohen në jetën e tyre të përditshme, e të cilat janë pasojë e qeverisjes së dobët dhe partizimit të shtetit.
Në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetaret dhe qytetarët e tjerë, mediat lokale, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe partive politike, ekipet e CIVIL e prezantojnë projektin “Përpara!” dhe shkëmbejnë informata mbi situatën politike, veprimet e partive në terren, si dhe për gjendjen me të drejtat dhe liritë e njeriut, me fokus në procesin zgjedhor. Që nga dje filloi karvani i ekipeve mobile të CIVIL që do të vizitojnë 52 komuna gjatë pesë javëve të ardhshme. Deri në fund të muajit prill do të përfshihen të gjitha komunat e tjera në vend.
[youtube width=”600″ height=”400″]https://www.youtube.com/watch?v=KoABLgyRb1E[/youtube]