Agjenda e sotme e ekipeve mobile të CIVIL-it përfundoi në Kavadar. Aktivistët e CIVIL-it u takuan me banoret e banorët e Kavadarit dhe i ftuan të kyçen në mbikëqyrjen e procesit zgjedhor.
Në takime me qytetare e qytetarë, pëfaqësues shoqërish qytetare e partish politike, ekipi i CIVIL-it e paraqiti projektin PËRPARA! dhe shkëmbeu informacione për gjendjen politike, për veprimet e partive në teeren, si dhe për gjendjen e Listës Zgjedhore.
Edhe përkundër kushtet e këqija të motit që e ndoqën agjendën gjithëditore të ekipeve mobile të CIVIL-it, qenë kontaktuar mbi 1.300 qytetare e qytetarë, si dhe disa mediume lokale dhe organizata qytetare në pesë komunat që ishin në agjendë. Edhe një herë, anëtarët e ekipit të projektit e arsyetuan slogain “Të gjitha rrethanat e motit janë të qëlluara për aktivizëm”.