Kategoritë

PSP Këtë javë katër seanca për lëndë të PSP-së në Gjykatën penale

Katër seanca për lëndë të Prokurorisë speciale publike janë caktuar këtë javë në Gjykatën penale.

Për nesër dhe për 14 dhjetor janë caktuar seanca për lëndën e PSP-së “Trust”, në të cilin i akuzuar i aprë është biznesmeni Sead Koçan dhe dy persona fizik dhe tre persona juridik, mes të cilëve edhe udhëheqësit e ndërmarrjeve “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” SHPKNJP, për pjesëmarrje në tender të Elektranave të Maqedonisë.

Të mërkurën, më 13 dhjetor, do të mbahet gjykimi për rastin “Transportuesi”, që ka të bëjë me keqpërdorime të transportit për nxënës nga ana e ish-kryetarit të komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski dhe kryetarit të Komisionit lokal për furnizime publike, me ç’rast të dyshuarit kanë keqpërdorur pothuajse 360.000 euro nga buxheti shtetëror.

Më 14 dhjetor duhet të mbahet seanca për lëndën “Spiuni”. Mes të akuzuarve janë edhe ish-gjenerali i policisë, Goran Stojkov, ish-drejtori i Drejtorisë për parandalim të parave dhe korrupsionit Vane Cvetanov dhe ish-funksionari i lartë në Drejtorinë për kundërzbulim, Aleksandar Dinevski.

Më 13 dhjetor, ndërkaq, në Gjykatën në Selanik është caktuar seancë për kërkesën nga autoritetet e Maqedonisë për ekstradim të Goran Grujovskit dhe Nikolla Boshkovskit, të akuzuar nga PSP për lëndën “Target-Fortesa”.

Burimi: MIA

Përmbajtjet të cilat Civili i merr nga burime të tjera nuk nënshtrohen në licencën Creative Commons 1.0, përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.