Kategoritë

KOLUMNË Trio fantastikus

Shkruan: Sasho Ordanoski

Ngadalë, por sigurt, duket se kryetari i Gjyqit Suprem i Maqedonisë, Priftëria e Lartë e Tij Juridike Jovo Vangellovski, po shndërrohet në mbrojtësin kryesor të krimit të madh në shtet.

Siç përkujtuan disa kolegë dje, ai luante rolin kyç në arratinë e gjatë të Sead Koçanit nga drejtësia, pastaj kishte kontribut të shquar për zhdukjen e dy të akuzuarve kryesorë për përgjimet ( dhe për një sërë punësh tjera), pas të cilave ende gjurmohet, Grujevski dhe Boshkovski, e tani, në bashkëpunim me asistentin besnik, kryetarin e Këshillit Gjyqësor Zoran Karaxhoski – të cilit funksioni, me atë mjekër të rregulluar me vëmendje, i ngjan siç u qëndronin kostumet nga një numër më i madh të sezonit të ardhshëm socialist në ato kukullat manekine në dritaret e Shtëpisë së dikurshme të Mallrave në Shkup! – u nisën në gjyqin e Gjevgjelisë ta shpëtojnë presidentin e mëparshëm të Gjyqit Penal, Vlladimir Pançevskin, nga fati i tij i keq juridik – penal me dimensione të shëtitjeve – sipas të gjitha gjasave- të sigurta në Idrizovë për një periudhë më të gjatë.

Mendoj se sjellja e Vangellovskit është për lavdërim, nga aspekti i konsistencës së tij. Njeriu vite me radhë është një nga pozitat më të hedhura gjyqësore si kryemjeshtër i Familjes. Tani, kur ajo organizatë kriminele është nën kërcënimin e arrestimeve individuale dhe kolektive nëpër boshtet e saj të ndryshme vertikale dhe horizontale, Vangellovski nuk dëshiron t’i dorëzojë, t’i le në baltë, t’i tradhtojë investimet e tyre të mëdha në atë dhe përnjëherë të vendoset, gjatë natës, në anën e shtetit juridik! Karakter i fortë është Vangellovski, kapelën poshtë!

Nga ana tjetër Pançevski në ditët e kaluara, pasi nisën vështirësitë e tij, jam i sigurt se ka rrotulluar ca numra telefoni, ka përcjellë haber, ka kërkuar ndonjë takim, në të cilin ka treguar se nuk është i çmendur vetë të ik në amshimin e turpshëm juridik! Ai, me siguri se ka dijeni të madhe për operacionet e ndryshme të ndjeshme të Familjes, për të cilat besoj se, të favorizuarve të tij partiak, në mënyrë të qetë dhe me mirësi, edhe pse me përshkrim sado abstrakt, në mënyrë ilustruese u ka kumtuar: “Do t’ua luaj krejt me rend nëse më lini në baltë, do të tregoj çdo gjë!”…Pançevski për Familjen është si barsoleta për bashkëshortet: Me atë nuk mundesh, e (tani më) nuk mundesh as ta mbysësh!

Dhe, kështu e fituam këtë Trio Fantastikus – Pançevski, Vangellovski, Karaxhovski, sikur kanë dalë nga ndonjë produkcion komikësh të Marwell-it – të cilët do ta shpëtojnë distopinë e Familjes nga shkatërrimi i sigurt. Mbi ta kanoset hija e gjatë e Arkitektit të Madh të rrënimit juridik maqedonas, kandidati për Këshilltar në Qytetin e Shkupit Mihajllo Manevski, i cili në Sallonin e gjyshe Nadës e gëzon statusin e Kardinalit Rishelje, “krijuesit” kryesor dhe ekspertit suprem për përzierje kadrovike she juridike -penale të çdo lloji. Kështu që, vetëm një personazh si Manevski mund të gjejë dike si Tome Axhiev ose ai nga Këshilli i Prokurorëve Publikë ( Anevski ose si quhej, e harroj?)për zbetimin e operacioneve të njohura ideologjike – kriminele të Familjes…

Nejse, lista e atyre që duhet të reformohen në gjyqësorin e Maqedonisë, po kompletohet vetë. Plotësisht pajtohem me Pançevskin: do të ishte shumë e padrejtë nëse vetëm ai, i vetmuar, të ngec në shpërthimin e drejtësisë së pashmangshme. Vangellovski dhe Karaxhovski me siguri se meritojnë rol të dalluar në lëndën e reformave gjyqësore.

Nuk ka regjistruar Pançevski kot çdo gjë, kushedi se cili dha çfarë ka në ato video dëshmi të çmueshme!

Leave a Comment

You must be logged in to post a comment.