Kategoritë

MOMENTI I FUNDIT Prezantim dhe kafe me CIVILët para heshtjes zgjedhore

Në ditën para heshtjes zgjedhore, CIVIL – Qendra për Liri i fton mediat, përfaqësuesit e organizatave qytetare dhe misionet vëzhguese, vëzhguesit e Civilit dhe të gjithë qytetarët e interesuar, për kafe dhe prezantim publik, sot, të premten e 13, në ballkonin e hotelit City Park, me fillim në ora 12.

Civili do të drejtojë mesazhe dhe rekomandime për opinionin dhe partitë politike, institucionet, dhe do ta prezantojë planin e vet për ditën e votimeve. Kjo do të jetë mundësi e mirë edhe për vëzhguesit dhe gazetarët qytetarë, të cilët kanë pyetje, ti parashtrojnë gjatë shoqërimit me kafe.

Për përfaqësuesit e mediave do të përgatisim raport të shtypur nga konferenca për shtyp e cila u mbajt më 10 tetor. CIVILët do të jenë në dispozicion për brifingje individuale.

Prezantimi do të transmetohet drejtpërsëdrejti në Fejsbuk faqen e Civilit. Me atë opsion, nuk ka kafe.

Leave a Comment

You must be logged in to post a comment.