Kategoritë

VIDEO ANALIZË Ordanoski: Demokracia gjithmonë është çështje lokale

Fushata parazgjedhore po mbaron dhe tani mund të kthehemi në atë se çfarë u zhvillua gjatë muajit të fundit. Mendoj se u realizuan parashikimet se kjo fushatë parazgjedhore do të jetë me përmbajtje më të ndryshme për dallim nga ato të formës klasike, ku do të punohej vetëm për zgjedhjet lokale. Po tregohet se këto zgjedhje do të jenë më të rëndësishme se sa të zgjedhim vetëm kryetar të komunës dhe këshilltarë komunal dhe se ata do të përcaktojnë fatin e strukturave të tërësishme partiake dhe veçanërisht udhëheqësve të tyre.

Ashtu që, nuk duhet të ju befasoj edhe aq fushata parazgjedhore e cila ishte e plotësuar me përmbajtje të cilat më tepër ngjasojnë me zgjedhje nacionale dhe parlamentare, në vend se të diskutohet për trotuare dhe rrethrrotullime. Megjithatë, Maqedonia gjendet në një situatë të tillë, historikisht e përsëritur, ndoshta sikur 27 vitet e kaluara, ku zgjidhen çështje mbi përfundimin e një faze të madhe, një periudhe të gjatë të demokracisë sonë, kur ne bëjmë llogaritjen e mbetjeve të një regjimi njëmbëdhjetë vjeçar. Prandaj, mendoj që edhe kontributet në ditën e zgjedhjeve do të ngjasojnë me referendum. Kjo do të thotë se do të votohet “për” ose “kundër” dy koncepteve të cilat janë ofruar gjatë zgjedhjeve të kaluara parlamentare.

Në këtë kuptim, zhgënjyese është fushata e cila nuk ishte e kursyer nga punët e pista. Mendoj që këtë vit, ndoshta për herë të parë, u shfrytëzua një sasi e madhe e shfrytëzimit të gjuhës së urrejtjes, posaçërisht ne mediumet sociale. Shihet qartë se nuk është rastësi. Shihet qartë se partitë plotësisht e kanë kuptuar rëndësinë e mediumeve sociale dhe okupimin që mund ta bëjnë në një formë të organizuar, do të thoja madje, në një formë shtrenjtë të paguar. Shihet që pas komunikacionit në rrjetet sociale qëndrojnë shtabe të tëra. Ata janë krijuesit kryesor të asaj gjuhe të urrejtjes, e cila gjithsesi nuk mund të jetë e mirë, as për këto zgjedhje, e as për atmosferën që më tutje na pret.

Maqedonia ka një shoqëri të ndarë dhe është e qartë se dalim nga një periudhë me fushatë propaganduese të fuqishme dhe në momente të pistë, të cilën më parë e bënte regjimi i kaluar.

Pritjet dhe kërkesat racionale për t’u ballafaquar me kundërshtarët, madje tek njëra ekziston edhe vija hakmarrëse ku bënë ndarjen e shoqërisë dhe kjo po transmetohet edhe në fushatën zgjedhore. Mendoj që të gjitha partitë në formë të barabartë marrin pjesë në të, dy partitë kryesore maqedonase LSDM dhe OBRM, të cilat gjithashtu janë palët kryesore të përplasjeve në këto zgjedhje.

Zgjedhjet shpresoj që të jenë të qeta ditën e votimit, ndërsa do të jetë shumë e rëndësishme se sa do të jetë dalja e votuesve. Nga shkalla e daljes drejtpërdrejt do të varet se kush do të jetë fitues.

Do të jetë shumë me rëndësi të përcillet se a do të vazhdoj trendi i filluar nga zgjedhjet e kaluara parlamentare, ku grupi etnik shqiptarë ju jep përkrahje kandidatëve të LSDM. Përderisa ky trend vazhdon edhe në këto zgjedhje lokale, mund të themi se kemi hyrë në një fazë më të qëndrueshme të zhvillimit të opsionit multietnik, ku partitë nuk do të jenë të lidhura vetëm për prapavijën etnike të votuesve por do të lidhen mbi ofertën partiake deri tek gjithë trupi votues në të ardhmen.

E pamë atë përpjekje nga OBRM të bëjë korrigjimin e tyre, do ta quaj si gabim absolut jo vetëm politik, por edhe si qasje të gabuar pragmatike, të shkohet me një fushatë joracionale dhe praktike të pistë me urrejtje ndaj qytetarëve shqiptare të Maqedonisë. Ata po mundohen që këtë ta korrigjojnë por mendoj që kjo nuk do të ndodhë këto zgjedhje. Sidoqoftë, ekziston një vetëdije e lartë tek qytetarët se kush çfarë bënë me sinqeritet, e kush nuk është i sinqertë.

Në këtë kuptim, unë pres që të vjen një rikthim i rezultateve nga zgjedhjet lokale, posaçërisht duke pasur parasysh rezultatet e zgjedhjeve të kaluara lokale. Por, prapë se prapë, duhet të presim dhe të shohim se në çfarë mase do të jetë kjo, në cilat komuna konkretisht, që më pas të mund të merremi me analizimin e fituesve dhe humbësve të këtyre zgjedhjeve. Mendoj që në disa komuna edhe atë në një numër të madh kryetari i komunës do të përcaktohet në rrethin e parë. Mendoj se grupimi dhe konsolidimi i trupit votues janë të tilla ku ata menjëherë do të shprehin një kuant të qëllimit politik madje edhe nga rrethi i parë. Kjo, në instancë të fundit nuk është e keqe, pasi që, do të jemi të kursyer nga dy javë plotësuese të fushatës.

Me fjalë tjera, mendoj që këto zgjedhje lokale janë një paralojë për ardhmërinë politike që e pret Maqedoninë në vitin 2018, ku na presin punë të mëdha nga lloji reformues. Presim të shohim se si do të jetë votimi i referendumit mbi politikën, edhe pse shkurtë kohë, disa muaj LSDM është përfaqësuese e pushtetit. Më pas do të shohim se nga rezultatet e këtyre zgjedhjeve dhe agjendës së ardhshme të partive, veçanërisht lidhur me shqetësimin i cili tashmë ekziston në disa parti shqiptare, por edhe tek OBRM-PDUKM, do të japin hapësirë që të besohet se do të shkohet zgjedhje të parakohshme parlamentare në një të ardhme të afërt.

Sidoqoftë, unë ju dëshiroj gjithë qytetarëve që të plotësojnë obligimin qytetarë dhe të vetëdijshëm dhe me bindjet e tyre politike, të dielën të dalin dhe të votojnë pasi që nuk duhet të harrojmë që politika është gjithmonë çështje lokale. Madje edhe kur votoni për tema nacionale, mirë është të dini se keni votuar për dikë në nivel lokal, pasi që në fund të fundit aty jetoni. Aty e keni atë se çfarë bëni çdo ditë dhe reflektimi i formës se si ju kaloni jetën.

Kamera: Dehran Muratov

Transkripti dhe pajisja: Maja Ivanovska

Fotografi: Biljana Jordanovska

Marrja e kësaj përmbajtje është e lejuar sipas lincencës Creative Commons 1.0. Vëndosni burimin, linkun e përmbajtjes dhe autorët e artikullit.