Kategoritë

KSHZ Distribuimi i materialit të besueshëm zgjedhor

Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) sot filloj distribuimin dhe dorëzimin e materialit të besueshëm zgjedhor tek komisionet komunale zgjedhore për zgjedhjet komunale të caktuara për të dielën.

Në përputhshmëri me afatin, KSHZ materialin zgjedhor e dorëzon tek KKZ më së voni 72 orë para ditës së caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve, ndërsa KKZ është e obligueshme që një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të dorëzon materialin zgjedhor tek KZ (Këshilli Zgjedhor).

Zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni do të realizohen në 3.480 vendvotime në 80 komuna dhe në Qytet të Shkupit. Fushata për rreth të parë përfundon nesër në ora 24. Rrethi i dytë i zgjedhjeve është caktuar për dy javë më vonë, më 29 tetor. Fushata zgjedhore për rreth të dytë përfundon më 27 tetor në ora 24.