Kategoritë

MONITORIM ASHMAA: Kundërvajtje për televizionin “Alfa”, “Kompani 21-M” dhe “Star”

Agjencia për shërbime mediatike  audio dhe audio-vizuale (ASHMAA) ka ngritur tre procedura për kundërvajtje kundër televizioneve “Alfa”, “Kompani 21-M”, dhe “Star”. Sipas ASHMAA, që të tre televizionet, ashtu siç qëndron në Raportin e monitorimit të paraqitjes mediatike për zgjedhjet lokale, gjatë 10 ditëve (25 shtator – 4 tetor) nuk kanë vepruar në përputhshmëri me kodin Zgjedhor.

Kundër TV “Alfa” është inicuar procedurë kundërvajtëse për shkak të mungesës së mbulimit të balancuar për zgjedhjet lokale 2017.

Dy televizionet tjera “Kompani 21-M” dhe “Star”, kanë emituar program të paguar politik në programe të veçanta informative edhe atë në emisionin debativ “Click Plus” të emituar më 4 tetor në TV “Kompani 21-M” dhe në dy emisione të “24 Otvoreno”, të emetuara më 4 dhe 5 tetor të këtij viti, në TV “Star”.

Sipas raportit të ASHMAA nga fushata zgjedhore, tek servisi publik radiodifuziv RTM ka devijuar nga forma e përshkruar ligjore për strukturimin e lajmeve – 30% + 30% + 30% + 10%, por nuk janë kontaktuar për shkelje të balancimit të informimit.

“Segmente të përcaktuara ligjore nga lajmet të cilat informojnë mbi aktivitetin e fushatës zgjedhore të partive në pushtet, gjegjësisht në opozitë, ekziston trajtim i barabartë kualitativ dhe kuantitativ. Gjithashtu, katër serviset e analizuara kanë tentuar të informojnë edhe për aktivitetet e partive jashtë parlamentit (E Majta)  edhe për kandidatë të pavarur. Është e nevojshme të theksohet se pjesë serviseve programore të RTM ndajnë më shumë kohë në informimin e ngjarjeve ditore nga vendi dhe bota ku si medium dhe servis publik, është detyrim primar i tyre. Megjithatë, deri në fund të fushatës, duhet t’i kushtojnë më tepër vëmendje kërkesave ligjore mbi strukturimin e lajmeve”. Qëndron në Raportin e ASHMAA.

Monitorimi i Agjencisë tregon se televizionet në nivel shtetëror dhe rajonal dhe radio janë të mbuluara nën monitorim, në përgjithësi janë të fokusuara në informimin e fushatave të dy koalicioneve më të mëdha, të udhëhequr nga OBRM-PDUKM, gjegjësisht nga LSDM, të cilët kanë më shumë lista të konfirmuara më kandidatë për kryetar komune dhe këshilltarë.

Andaj, transmetuesit, bëjnë përpjekje të sigurojnë trajtim të barabartë kualitativ dhe kuantitativ, ku koalicioni i OBRM-PDUKM shpesh ka kohëzgjatje më të madhe, si rezultat i reagimeve dhe kritikave i aktiviteteve dhe politikave të pushtetit.

M.Taleska

Leave a Comment

You must be logged in to post a comment.