Shkruan: Sasho Ordanoski
“[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]N[/dropcap]ë përgjithësi, më duhet të them se kam frikë për jetën time më tepër, me këtë terr të drejtësisë. Nuk është me rëndësi nëse do të ketë procedurë për Pançevskin, Pançevski veç më është i gjykuar dhe vuan burgun në kokën e dikujt. Ata do t’i realizojnë qëllimet e tyre dhe lirisht mund t’i realizojnë, unë e kam ndërgjegjen e pastër dhe nuk frikohem “, u deklarua për TV Alsat-M gjykatësi Vlladimir Pançevski, pak në vetën e parë, pak në vetën e tretë njëjës, njeriu i cili në fjalinë e parë frikohet për jetën e tij, por e ka ndërgjegjen e pastër dhe vetëm dy fjali pas, nuk frikohet…Po. Konfuzion total, në tre fjali. Terr i drejtësisë. Dhe i logjikës.
Nuk do të merresha me z.Pançevskin – njeriun as që e njoh – po të mos ishte i pafytyrë kaq sa është. Ai, kuptohet, nuk e ka idenë se çfarë do të thotë frika e vërtetë, sepse e din se, edhe në përfundimin më të keq për atë, do të ketë gjykim korrekt. Që nuk mund të thuhet për qindra dhe mijëra tjerë që kaluan nëpër gjykatën e tij në dhjetë vitet e fundit. E nuk ka asgjë më të keqe për një vend kur nuk jeni të sigurt se cili nga ata që janë në burg, është i pafajshëm, e cili është me të vërtetë fajtor.
Gjatë mandatit gjyqësor-presidencial të Pançevskit, nga drejtësia në Maqedoni nuk mbeti as gurë mbi gurë. E shtresuan me mermer, sikur nëpër varreza, ndërsa në përmendoren mbi varr shkruan: “Këtu pushon drejtësia e Maqedonisë, e vdekur si gozhdë e gozhduar në arkivolin e shtetit juridik”.
Marko Zvrlevski së paku hesht. Mundohet ta harrojmë, nëse është e mundur. Nuk është e mundur. Edhe Mihajllo Manevski hesht, por edhe buzëqesh nga pllakatet zgjedhore këshilltare për Qytetin e Shkupit. Dhe paramendoni, edhe profesori Vllado Popovski përsëri kandidohet në listën e këshilltarëve të Koce Trajanovskit ( me llagapin Ullaf Pallme) – të mos dije njeriu a të qajë, a të qeshet! Këta njerëz po hyjnë në pleqëri të thellë ( Manevski ka 80, ndërsa Popovski 77 vite), mirëpo, nga një farë pushteti, qoftë edhe diçka, së paku këshilltarë qyteti! – nuk duan të largohen, edhe pse mbajnë mend hollësira për Titon kur shkonte nëpër turne në Afrikë, dhe nga kuverta e anijes “ Galeb” u drejtohej komunistëve të rinj Manevskit dhe Popovskit: “ Ma ruani Jugosllavinë!”
Ti kthehem Pançevskit, sepse mes tij, Zvërlevskit dhe Manevskit ka dallime: atij, gjykatësit në shtetin juridik, i është dhënë privilegje e madhe dhe e gjithë fuqia ligjore për shkatërrimin dhe korrigjimin e mashtrimeve kriminele të cilat mund t’i shpikin dhe të tentojnë t’i realizojnë një prokuror (Zvërlevski) ose ministër (Manevski). Nëse supozojmë, sa për nevojat e këtij argumentimi, se tre të përmendurit, secili në mënyrën e vet dhe në domenin e tij, për shembull, janë bërllogje profesionale dhe morale, Pançevski, megjithatë kundërmon më tepër, sepse përgjegjësia e tij në vargun politikë – prokurori i gjykatë, është padyshim më e madhe!
Ky pismilet i pafat, Ljube Boshkovski, sikur kishte të drejtë kur, në mënyrë vizionare, në një nga gjykimet e kurdisura me të cilat e ngarkoi Familja, iu kthye gjykatëses dhe në mënyrë profetike i tha: “Do të vijë dita kur do tu radhisim të gjithëve si shishe farmacie…!”
Dita po afrohet, zonja dhe zotëri gjykatës. Do të ngrihet terri nga drejtësia për të cilën, me shumë vite vonesë, belbëzon Vlladimir Pançevski.
Tags