Prokuroria themelore publike Shkup ka kërkuar “të dhëna dhe dokumentacione” nga institucionet lidhur me padinë penale e cila para një periudhe të caktuar ka ngritur padi ndaj kryetarit të gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, e inicuar nga Këshilli për konfirmim të fakteve dhe ngritje të procedurës për të treguar përgjegjësi të gjykatësit, thonë për META nga Prokuroria publike.
“Prokurori kompetent nga Prokuroria themelore publike Shkup, duke u nisur nga akuzat e përmbajtjes së padisë penale të Këshillit për konfirmim të fakteve kundër personit për të cilin shfaqnin interesim, parashtruan kërkesë deri tek institucione e duhura për mbledhjen e të dhënave dhe dokumenteve të nevojshme për zbardhjen e rastit”, qëndron në përgjigjen e Prokurorisë publike mbi pyetjet tona se a është pranuar padia penale, a është e hapur procedura dhe në cilin nivel është, njofton META.
Padinë penale Këshilli e ka inicuar me 28 shtator, pasi që dy javë më parë Vangellovski nuk u lejoi anëtarëve të komisionit të hulumtojnë rrethanat për ikjen e Goran Grujovskit dhe të Nikolla Boshkovskit, dhe të hyjnë në gjykatë Supreme për të inspektuar dosjet e lëndës “Target” dhe “Fortesa”
Siç informon META, Komisioni që e formoj Këshillin duhet të vendos nëse gjykatësit nga gjykata Penale, Apelit dhe Supreme, të cilët kanë vendosur sipas kërkesave të PSP për paraburgime, kanë shkelur procedurën dhe i ka mundësuar ish shefit të drejtorisë së pestë, Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski, i punësuar në DSK, të largohen nga shteti.
burim: МЕТА
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen në licencës Creative Commons 1.0, përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.