Komiteti për mbrojtjen e të drejtave sot e përshëndeti qëndrimin e Prokurorisë Publike për pranimin e ankesave dhe për përsëritjen e rastit “Monstra” me qëllim që të largohen dyshimet mbi besueshmërinë e dëshmive dhe ekspertizave.
Nga Komiteti i bëjnë thirrje Gjykatës Supreme të veprojë në mënyrë të pavarur dhe në mënyrë të paanshme dhe ta kthejë lëndën në rigjykim, ndërsa organet kompetente dhe gjykata ta konfirmojnë të vërtetën dhe të dënohen.
Nga Komiteti thonë se reformat në gjyqësi do të mund të ndodhin, vetëm nëse paraprakisht zbardhen rastet e montuara, gjegjësisht të motivuara politikisht siç i quan bashkësia ndërkombëtare