Kategoritë

MPB Fundjavë e stuhishme parazgjedhore

Shtab i thyer, pllakate të shkatërruara dhe tentim për sulm seksual, është bilanci i MPB për fundjavën e kaluar, që ka të bëjë me aktivitetet lidhur me fushatën parazgjedhore.

Më 07.10. 2017 rreth orës 20, 40, K.P. nga fshati Trebenishtë ka lajmëruar se në ambientet e shtabit të një partie politike në fsh. Trebenishtë-komuna Debërcë, personi F.P.M. ka tentuar të kryejë sulm seksual mbi atë.

Buletini i MPB tregon se më 08.10. 2017 në ora 22.20 në fsh. Haraçinë, A.I. ka paraqitur se derisa F.Z. (22) nga f. Haraçinë dhe aktivistë tjerë të partisë politike Besa kanë ngjitur pllakatet, në afërsinë e tyre është ndaluar një makinë “Golf” me targa të Shkupit, nga e cila makinë një person i panjohur e ka hapure dritaren dhe ka shtënë me armë zjarri një plumb në ajër, dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.

Më 08. 10. 2017 në ora 14.45 në Njësinë për informata dhe komandë -Shkup, Z.I (57) nga Shkupi, përgjegjësi i shtabit partiak i partisë politike Të Bashkuar për Maqedoninë, ka paraqitur se në periudhën nga ora 22.00 më 07.10. 2017, deri ora 14.00 më 08.10.2017, në rrugën “Zhivko Firfov”, në lagjen Draçevë, një person i panjohur me gur e ka dëmtuar qelqin e shtabit të partisë politike Të Bashkuar për Maqedoninë. Merren masa për gjetjen e vepruesit dhe për zbardhjen e rastit.

Më 09.10. 2017 në ora 00.04 në bul. “1 maji” në Manastir, nga ana e oficerëve policorë  të Manastirit, janë vërejtur personat N.K. (29), Z.I. (28) dhe I.M.(22), të gjithë nga Manastiri, se si me spërkatës të zi njollosin pllakatin zgjedhor të kandidatit për Kryetar Komune të partisë politike LSDM. Kundër tyre janë ngritur padi penale sipas nenit 79 nga Kodi Zgjedhor i republikës së Maqedonisë.