Kategoritë

MONITORIM Civili do ta prezantojë raportin nga vëzhgimi zgjedhor

CIVIL – Qendra për Liri do të prezantojë raport nga vëzhgimi i procesit zgjedhor në Republikën e Maqedonisë, më 10 tetor (e martë), në hotelin City Park, me fillim në ora 12. Ngjarja është e hapur për mediat, si dhe për të gjithë qytetarët e interesuar dhe përfaqësuesit e institucioneve relevante, partitë politike dhe organizatat.

Civili me vëmendje i ndjek ngjarjet dhe proceset lidhur me procesin zgjedhor në Republikën e Maqedonisë dhe rregullisht e informon opinionin për gjetjet, analizat dhe qëndrimet përmes platformër mediatike të organizatës. Civili e vëzhgon gjendjen shoqërore politike në përgjithësi dhe në kontekstin e zgjedhjeve lokale nga janari 2017 me mbi 20 vëzhgues mobil, të përcaktuar anembanë vendit.

Pa shpalljes së zgjedhjeve vendore më 6 gusht, Civili e intensifikoi vëzhgimin në kontekst zgjedhor dhe e rriti numrin e vëzhguesve, dhe e thelloi bashkëpunimin me gazetarët qytetarë.

Në monitorimin e Civilit është i përfshirë edhe ekip i hulumtuesve, analistëve dhe redaksia gazetare në Shkup. Organizata zbaton monitorim zgjedhor nga aspekti në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut, në veçanti nga aspekti i të drejtës votuese, sipas metodave unike, komplementare të vëzhgimit të misioneve tjera vendore dhe të huaja. Monitorimi i Civilit është aktivitet i kompleks, afatgjatë programor.

Monitorimi i procesit zgjedhor këtë vit është i njohur nën emërimin #ZgjedhjetëLira – projekt për monitorim të posaçëm zgjedhor.