Kategoritë

QËNDRIM Të mirat që i sollën Besa, Aleanca për Shqiptarët dhe LSDM!

Në vendin tonë, kryesisht në vendbanimet e banuara me shqiptarë, gara për të parin e komunës zakonisht është zhvilluar  mes dy kandidatëve, gjegjësisht, kandidatëve të BDI dhe PDSH, ku paraprakisht supozonim  dhe e kishim të qartë se cila komunë cilës parti i takon, gjegjësisht, bastion i cilës parti është.

Shkruan: Fari Hiseni

Në këto zgjedhje lokale, për herë të parë do të garojnë subjektet e reja politike si Besa dhe Aleanca për Shqiptarët, të cilat përfunduan me rezultate pozitive në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në dhjetor të vitit të kaluar, ndërkohë që edhe politika e re e LSDM duket se është pranuar seriozisht nga votuesit shqiptarë, me ç rast këtë subjekt politik e bën  të jetë oponent serioz në këto zgjedhje.

Ky inovacion politiko-shoqëror, pritet të sjell një politikë më efikase lokale, ku subjektet politike do të kenë qasje dhe trajtim më serioz ndaj premtimeve parazgjedhore dhe se angazhimi për realizimin e të njëjtave do të jetë më i lartë.

Ky fenomen i ri politik që është paraqitur në shoqërinë tonë, besohet se do të sjell ndryshim në funksionimin dhe zhvillimin e politikave lokale, në kuptim:

– Për herë të parë në komunat të banuara me shumicë shqiptare, për të parin e komunës dhe për përbërjen e këshillit komunal, do të zhvillohet garë mes 5 subjekteve politike të cilat kanë numër të bollshëm të votuesve;
– Për herë të parë, nuk do të kemi komuna që do të fitohen që në rrethin i parë;
– Nuk do të kemi parti e cila do të ketë shumicë (mbi 50%) të anëtarëve në Këshillin Komunal;
– Këshilli Komunal do të luaj rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e politikave në nivel lokal;
– Këshilli Komunal në seancat e saja nuk do të jetë i bezdisshëm sikur më parë, ku të zgjedhurit e partisë me më pak këshilltarë nuk kanë pasur fuqi të bëjnë ndryshime;
– Kontroll më i lart i punës së kryetarit të komunës;
– Mundësinë që votuesi të zgjedh mes më shumë kandidatëve;
– Mundësinë që votuesi të zgjedh mes platformave të ndryshme;
– Komuna do të jetë institucion i qytetarëve, jo shtab i partisë;
– Nuk do të kemi sherifë lokal;

Laramania politike është mënyra më e mirë për  faktorizimin e qytetarit në shoqëri.