Kategoritë

PSP “Treqind”, në gjyq!

Gjykata penale e pranoi akuzën e Prokurorisë Speciale për rastin “Treqind”.

Ankesat e avokatëve janë të refuzuara, ndërsa aktakuza është e miratuar në tërësi. Nga njësia e Shkupit thonë se përmes sistemit të shpërndarjes elektronike të lëndëve, ky rast tani do ti jepet ndonjë gjykatësi, dhe pastaj do të përcaktohet data e gjykimit.

Në “Treqind” është i akuzuar ndihmës ministri në MPB, Gjoko Popvski, për prokurimin e treqind automjeteve të reja të tipit Shkoda dhe Shevrolet. Sipas PSP, ai e ka dëmtuar buxhetin për 450 mijë euro.

“Treqind” është e para nga 17 akuzimet e PSP të dorëzuara në fund të muajit qershor, që kaluan nëpër filtrin e Gjykatës penale.

Prokuroria Speciale Publike kërkoi edhe paraburgim për Popovskin, por gjyqet vendosën që ai të mbrohet në liri, me pasaportë të konfiskuar.

M.I.